LAJME

Dejona Mihali shfaqet para burgut të Hagës, bashkë me gruan e Rexhep Selimit

Dejona Mihali shfaqet para burgut të Hagës, bashkë me gruan e Rexhep Selimit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2025, 11:48

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka publikuar një foto nga Haga, atje ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në foton e publikuar Mihali shihet se në Hagë ka shkuar bashkë me Shqipe Selimin, bashkëshorten e Rexhep Selimit.

Mihali i ka uruar ditëlindjen e 54-të Rexhep Selimit, ndërsa e ka quajtur “çlirimtar prej së vëreteti”.

“Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetmburrje, pa kërkimshpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë”, shkroi ajo në Facebook.

Postimi i saj:

Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 shokut tonë Rexhep Selimi.

Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht.

Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetmburrje, pa kërkimshpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë.

Rexhep Selimi është padyshim më i shkëlqyeri ndër ta.

Çlirimtar prej së vërteti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika