LAJME

Dejona Mihali përfundon dëshminë në Prokurorinë Speciale, thotë se u intervistua për të zbardhur të vërtetën

Dejona Mihali përfundon dëshminë në Prokurorinë Speciale, thotë se u intervistua për të zbardhur të vërtetën
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2024, 13:45

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Mihali është paraqitur me ftesë të kësaj prokurorie në intervistim.

Prokuroria tha ajo u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat prokuroria i ka në hetim.

Ndërkohë, pas përfundimit të intervistimit, Mihali tha shkurtimisht se u intervistua për ta zbardhur të vërtetën.

“Nga prokurori u intervistova për ta zbardhur të vërtetën”, tha ajo derisa nuk pranoi që t’iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve./teve1.info/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika