Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është parë sot duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Mediat raportojnë se ajo do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.
Ndërkohë gazeta Nacionale ka siguruar pamje të Mihalit teksa ka hyrë në Prokurorinë Speciale.
Ndryshe, Dejona Mihali mbanë pozitën si “Koordinatore e Komiteteve”, në LVV, që nga viti 2016.