LAJME

Dëgjimi publik për buxhetin e komunës 2025 në fshatin Vlashnje do të mbahet sot

Dëgjimi publik për buxhetin e komunës 2025 në fshatin Vlashnje do të mbahet sot
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2024, 14:37

Komuna e Prizrenit ka njoftuar banorët e fshatrave Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Malësi e Vërrinit, Poslisht, Billushë, Vlashnje, Kobaj, Grazhdanik, Atmaxhë dhe fshatrave përreth se dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025 do të mbahet sot më 23 korrik 2024, duke filluar nga ora 19:30 në objektin e shkollës në fshatin Vlashnje.

“Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegëza:

Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: halil.lika@rks-gov.net dhe haziz.krasniqi@rks-gov.net .”, thuhet tutje në njoftimin e komunës./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika