LAJME

Dega e LDK-së në Prizren viziton Shoqatën e Veteranëve të luftës, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve

Dega e LDK-së në Prizren viziton Shoqatën e Veteranëve të luftës, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2024, 21:56
Në vigjilie të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, bashkë me bashkëpuntorë vizituan Shoqatën e Veteranëve të luftës, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve.
Në këtë takim nga kryetari Selmanaj u ofrua mbështetje për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Në vigjilie të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i degës së LDK-së, Driton Selmanaj, bashkë me bashkëpuntorë vizituan organizatat që përfaqësojnë vlerat e luftës: Shoqatën e Veteranëve të luftës, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve.
Kryetarët e këtyre organizatave, njoftuan për punën që po e bëjnë si organizata dhe për vështirësitë që po hasin gjatë punës së tyre.
Kryetari i degës së LDK-së, Driton Selmanaj, në emër të degës i shprehu vlerësime dhe nderime të veçanta për angazhimin në çlirimin e Kosovës dhe aktivitetet e tyre që po e mbajnë gjallë luftën e lavdishme të UÇK-së.
Kryetari Selmanaj, po ashtu ofroi mbështetjen e parezervë në realizimin e mision fisnik për mbrojtjen e vlerave të ushtrisë më të lavdishme të kombit shqiptarë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mund të jetë një imazh i 8 persona
Mund të jetë një imazh i 6 persona

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika