Përmes një shkrimi në faqen zyrtare të Facebook, dega e LDK-së në Prizren ka kritikuar gjendjen e arsimit në komunën e Prizrenit.
Publikimi i skandalit në shkollën e Lubizhdës së Prizrenit, punësimi i nuses së djalit të kryetarit, Shaqir Totaj, mbajtja e mësimit me nga 30 minuta, shkaku i investimeve gjatë procesit mësimor në objektet shkollore dhe parregullsi të ngjashme si këto janë disa prej pikave kryesore për të cilat kjo degë ka kritikuar qeverinë aktuale lokale.





