Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren i ka shprehur ngushëllime familjes së Ridvan Hoxhës .
“Paske ikur në përjetësi prof.Ridvan Hoxha!
– Ikja jote kaq e papritur na tronditi rënd të gjithëve. Në takimin e fundit të partisë ishe i mbushur me energji e pozitivitet, kërkoje më shumë angazhim të të gjithë neve, e sot paske mbyllur sytë përgjithmonë, duke na lënë të mërzitur e me lot në sy.
Do të mbahesh mend për kontributin tënd të madh në jetën publike dhe në arsimimin e brezave.
Lidhja Demokratike e Prizrenit, prej tash është më e varfër pa ty, pa kontributin tënd të pazevendësueshëm. Neve kolegëve do të na mungojnë bisedat miqësore, humori yt i hollë, dashamirësia dhe bashkëpunimi i sinqert kolegial. Do të na mungoi prezenca jote në takime e aktivitete, do të na mungojnë propozimet, idetë e kritikat tua konstruktive.





