Momenti i shumëpritur ka ardhur.
Edon Zhegrova ka bërë debutimin e tij me fanellën e Juventusit në një përballje spektakolare kundër Borussia Dortmundit.
Ylli kosovar iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në ditën e fundit të afatit kalimtar veror dhe tashmë ka shënuar paraqitjen e tij të parë me bardhezinjtë. Ai u aktivizua në minutën e 86-të, duke zëvendësuar Kenan Yildiz, në një ndeshje ku Juventusi ishte në disavantazh 2-4.





