LAJME

Dëbohet nga Kosova rusi që tentoi të kalojë ilegalisht kufirin

Dëbohet nga Kosova rusi që tentoi të kalojë ilegalisht kufirin
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2023, 14:03

Shtetasi rus që tentoi të futet në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Serbia tashmë është dëbuar. në territorin e Kosovës. Gjykata Themelore në Mitrovicë, i ka shqiptuar atij urdhër ndëshkimor si dhe ka marrë vendim për dëbimin e tij nga Kosova.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se i dyshuari që u ndalua nga Policia e Kosovë dhe përfundoi në pranga ishte Igor Dimitrieviq, 37-vjeçar.

Më 7 korrik, ai është ndaluar në fshatin Zërnosek të komunës së Leposaviqit, teksa po drejtonte një furgon.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar që ai të dërgohet në mbajtje nën dyshimin për veprën ‘Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare’ e më pas ka dalë para gjykatës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika