LAJME

Debat mbi politikën e jashtme në seancën e sotme të kuvendit

Debat mbi politikën e jashtme në seancën e sotme të kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Prill 2022, 08:42

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot seancë për të debatuar mbi politikën e jashtme.

Seanca do të mbahet duke filluar nga ora 13:00, përcjell Klankosova.tv.

Debati me kërkesë të PDK-së ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por që nuk ndodhi për shkak të mungesës së kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është shprehur se kërkesa për debat erdhi për shkak të situatës së rënduar në të cilën gjendet politika e jashtme e Kosovës.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika