Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë disa ndeshje miqësore në muajin qershor, me ç’rast do të ftohen shumë lojtarë të ri në grumbullimin e trajnerit Bernard Challandes.Kombëtarja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor.
Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor), derisa më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë që David Domgjoni mund të ftohet nga kombëtarja e Kosovës në ndeshjet miqësore.
David Domgjoni aktualisht luan tek skuadra e MenemenSpor në Ligën e Parë të Turqisë. Pozita e tij është mbrojtës qendror.Më herët, David Domgjoni më herët ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë./GazetaBlic Sport