- Reklama -

Daut Haradinaj: Puna e parë e qeverisë së ardhshme të jetë sigurimi i vaksinës anti-COVID

Ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se vaksina duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.Kosova vazhdon të përballet me numër të lartë të të infektuarve me virusin Covid-19. 58 mijë e 88 qytetarë janë infektuar me COVID-19 prej marsit të 2020-tës kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me këtë virus në Kosovë.

Që atëherë e deri më sot, shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 1 mijë e 456 të tjerë.Ndërsa nga ky virus u shëruan 50 mijë e 953. Kështu bëhet e ditur në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

- Reklama -

Aktualisht në vend janë 5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19.
Gjersa, ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se vaksina duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.Ish-shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se përpjekja e parë dhe e pandalshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës.

Haradinaj në një prononcim për Ballkani.info, është shprehur se sigurimi i vaksinës i jep garanci qytetarëve.“Përpjekja e parë dhe e pandalshme e qeverisë së ardhshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës anti-covid për qytetarët e saj. Sigurimi i saj, sa më i shpejt u jep garanci qytetarëve tanë, e veçmas sektorëve ekonomik që të fillojnë punën për këtë vit dhe minimalisht t’i kompensojnë dëmet e vitit të kaluar. Edhe kjo qeveri duhet të bëjë maskimumin që të mos humbas kohë për sigurimin e vaksinës”, pohon Haradinaj për Ballkani.info.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort