Shtetet e Bashkuara po punojnë me Bashkimin Evropian, NATO -n dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërmarrë hapa urgjente për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe rrezikimin e përparimit të arritur në dialog.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka thënë se është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të rrisin tensionet.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Bashkimin Evropian, NATO dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërmarrë hapa urgjente për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve dhe veprimeve që rrisin tensionet, rrezikojnë përparimin e bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka deklaruar Price.
Sipas REL në gjuhën serbe, Shtetet e Bashkuara kanë kumtuar se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në takimet që do të mbahen në Bruksel në ditët në vijim.