Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e dytë të fazës para-kualifikim në Euro 2024, kundër Andorrës.
Tifozët ‘Dardanët’ përmes një postimi në rrjetet sociale kanë njoftuar opinionin se janë gati për spektakël sonte në “Fadil Vokrri”.
- Reklama -
Pritet që të ketë edhe koreografi të përgatitur nga tifozët kosovarë për këtë ndeshje, e para si vendas në rrugën për Euro 2024.
Kujtojmë që ndeshja e parë ishte mbyllur me barazimin 1 me 1 ndaj Izralit. Kurse sonte nga ora 20 e 45 të përzgjedhurit e Alain Giresse pritet të sigurojnë tre pikët e para.
- Reklama -