Kosovën e pret një ditë historike që nga shpallja e Pavarësisë.
Djemtë tanë, janë një hap larg kualifikimit në Botëror për herë të parë në histori, ku do të përballen ndaj Turqisë në Prishtinë.

Kosovën e pret një ditë historike që nga shpallja e Pavarësisë.
Djemtë tanë, janë një hap larg kualifikimit në Botëror për herë të parë në histori, ku do të përballen ndaj Turqisë në Prishtinë.
Interesimi për bileta është padyshim tejet i madh, me tifozët që po kërkojnë blerjen e tyre edhe në tregun e zi.
Sa i përket kësaj çështje, “Dardanët” dolën me një reagim rreth biletave duke njoftuar se nuk janë duke pranuar anëtarësime të reja.
“Për të gjithë të tjerët që po përpiqen të anëtarësohen vetëm pak ditë para ndeshjes finale kundër Turqisë, ju njoftojmë se anëtarësimet e reja më nuk janë duke u procesuar. Të gjithë ata që janë anëtarësuar para ndeshjes ndaj Sllovakisë do të pajisen me bileta sipas të drejtës që u takon. Ndërkaq, të tjerët nuk mund ta ndërmarrin këtë hap në këtë fazë, pasi synojmë të jemi korrektë dhe të përgjegjshëm ndaj detyrimeve të marra ndaj anëtarëve tanë që e kanë përfunduar anëtarësimin me kohë. Andaj, ju lutemi të tregoni mirëkuptim dhe të shmangni presionet e shumta, pasi kriteret janë të qarta dhe nuk kemi më bileta në dispozicion. Qëndroni të kyçur në faqen tonë për të gjitha detajet, informacionet dhe njoftimet e reja në prag të ndeshjes së së martës”, shkruhet në njoftimin e “Dardanëve”.
Ndeshja “jetike”, kujtojmë se do të luhet këtë të martë në orën 20:45
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



