Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për Gazetën Express se para pak minutash kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit. Seanca dëgjimore pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme, ndërsa ora se kur kreu i PSD-së Molliqaj dhe aktivisti i kësaj partie Megjuani do të paraqiten në gjykatë nuk dihet akoma.
Dardan Molliqaj nesër del para gjykatës

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Para pak minutash e kemi pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme”, tha Gashi për Express.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

