Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, gjatë fjalimit në protestën e sotme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, është njeriu që po i bën më shumë se askush tjetër favor kompanisë KESCO.
Sipas Molliqajt, KESCO e ka në plan që ta bankrotojë KEK-un, teksa gjatë fjalimit ai e quajti Kurtin “tuc”, e duke e cilësuar si njeri që s’ka shokë e shoqe.
“Ky njeri, s’ka as shokë e as shoqe për të bashkëpunuar, por ka veç instrumente për t’i përdorur e armiq për t’i luftuar. Trimat kanë shokë e shoqe, tucat kanë instrumente e masha për ta ruajtur vetën, problem është që ky tuci është kryeministër e krejt institucionet e shtetit i ka vendosur në dispozicion të frikës e paranojës së tij”, është shprehur Molliqaj, njofton Klankosova.tv.





