- Reklama -

Daniel Serwer: Vuçiq dhe Kurti mund të kenë diskutuar për marrëveshjen finale, pyesni amerikanët dhe evropianët

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka folur ekskluzivisht për Front Online lidhur me takimin ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi që u mbajt javën e kaluar në Bruksel.

Serwer duke komentuar takimin Kurti-Vuciq, thotë se aty edhe mund të jetë diskutuar edhe për marrëveshjen finale, por thotë se këtë nuk mund ta konfirmojë.

- Reklama -

Profesori dhe analisti amerikan beson se në fund të dialogut do të ndodh edhe formimi i Asociacionit dhe njohja e Kosovës nga Serbia. Por, për Asociacionin ai ka një qëndrim.

“Ju do të duhet t’i pyesni zyrtarët amerikanë apo evropianë nëse kjo ka ndodhur. Sigurisht që mund të ketë, por nuk mund ta konfirmoj këtë”, thotë ai për Front Online.

“Unë mendoj se të dyja do të ndodhin. Por Asociacioni, i cili do të duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, do të duket shumë ndryshe në kontekstin e njohjes serbe”, th ai për Front Online.

Profesori Serwer thotë se nuk ka parë sinjale se mund të ketë marrëveshje finale së shpejti.

Edhe çështjet e reciprocitetit me targa, e sheh si të mundshme vetëm pas një arritje të marrëveshjes që ai e konsideron “përfundimtare”.

“Nuk kam parë asnjë shenjë se jemi afër një marrëveshjeje paraprake. Duke qenë kështu, çështjet si targat do të zgjidhen lehtësisht pasi të arrihet një marrëveshje “përfundimtare”, thotë tutje Serwer për Front Online.

Pala kosovare ka paralajmëruar që këtë reciprocitet ta vendosë me 1 shtator.

Për këtë, profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se mund të këtë sërish trazira në veri të vendit.

Trazirat, sipas tij, ndodhin me urdhër dhe mbështetje të Beogradit.

“Sigurisht që mundet. Por ajo trazirë është urdhëruar dhe mbështetur nga Beogradi”, thotë tutje ai.

Për liderët që janë duke udhëhequr me dialogun Kosovë-Serbi, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin thotë se janë të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe janë të duhurit në dialog, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se marrëveshja finale do të ndodhë në këtë kohë.

“Ata të dy janë liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata janë të duhurit. Por kjo nuk do të thotë se një marrëveshje përfundimtare është e mundur tani”, tha tutje ai për Front Online

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort