Pala kosovare ka paralajmëruar që këtë reciprocitet ta vendosë me 1 shtator.
Për këtë, profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se mund të këtë sërish trazira në veri të vendit.
Trazirat, sipas tij, ndodhin me urdhër dhe mbështetje të Beogradit.
“Sigurisht që mundet. Por ajo trazirë është urdhëruar dhe mbështetur nga Beogradi”, thotë tutje ai.
Për liderët që janë duke udhëhequr me dialogun Kosovë-Serbi, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin thotë se janë të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe janë të duhurit në dialog, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se marrëveshja finale do të ndodhë në këtë kohë.
“Ata të dy janë liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata janë të duhurit. Por kjo nuk do të thotë se një marrëveshje përfundimtare është e mundur tani”, tha tutje ai për Front Online.