Pulmologu Shpëtim Thaçi ka treguar për pasojat e COVID-19 në mushkri në rast të mosvaksinimit.
Ai ka thënë se personat e vaksinuar të sëmurë me COVID-19 do të kalojnë një formë të lehtë të sëmundjes me ndryshime minimale në shëndet, duke mos pasur nevojë të hospitalizohen dhe duke mbrojtur jetën e tyre.
Kurse sipas tij personat e pavaksinuar e të sëmurë me koronavirus do të mund të kalojnë një formë të rëndë të sëmundjes për shkak të prekjes së madhe të sistemit respirator nga ky infeksion.





