Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj e la në gjysmë takimin pasi tha se ishte detyruar ta bënte këtë, me arsyetimin se “Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse i ka prishur raportet me Amerikën”.






