- Reklama -

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja në Ranillug

Janë publikuar pamjet nga momenti kur vetura, në të cilin ishin tri vajza, dy nga të cilat humbën jetën sot, për t’iu shmangur goditjes me një auto mikser betoni, përfundojnë jashtë rrugës në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të Ranillugut.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur auto mikseri i betonit papritmas bën një kthesë në të majt, ndërsa vetura që lëvizte me një shpejtësi (në të cilin ishin tri vajzat, dy prej të cilave vdiqën) për t’iu shmangur goditjes humb drejtimin dhe përfundon jashtë rrugës.

- Reklama -

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar së fundmi se si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se “nuk kemi të bëjmë me vetaksident, por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit, i moshës 55-vjeçare, si pasojë e kthimit të pasigurt, ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi mjetin në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundoi e rrokullisur jashtë rrugës”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort