mSulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është një hap larg rikthimit te gjiganti turk Fenerbahçe.
Klubi nga Stambolli ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje në parim me futbollistin prizrenas, i cili tashmë ka mbërritur në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe për të përmbyllur fazën e fundit të negociatave për transferimin e tij.
Në njoftimin e publikuar nga klubi turk bëhet e ditur se Muriqi ka udhëtuar drejt Stambollit për të finalizuar rikthimin e tij te skuadra verdheblu, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet pas përfundimit të procedurave mjekësore dhe administrative.





