Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen që tronditi dje Pejën.Një burrë i moshës rreth 40-vjeçare dyshohet se është vrarë nga arsimtari i vajzës së tij.Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për vrasje është akoma në arrati.
Dalin detaje të reja nga vrasja e rëndë në Pejë ku mbeti i vdekur një 40 vjeçar

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja, derisa trupi i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Është raportuar se në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull ka qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

