LAJME

Daja e kërcënon mbesën në Prizren, arrestohet nga policia

Daja e kërcënon mbesën në Prizren, arrestohet nga policia
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shtator 2021, 09:36

Një femër ka denoncuar dajën e saj në polici pasi që ky i fundit e ka kërcënuar pas një mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur të premten në Prizren, rreth orës 19:10.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ky është raporti i plotë i policisë:

“Prizren 03.09.2021-19:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga daja i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika