- Reklama -

Daçiq: S’e njohim Kosovën, s’i vendosim sanksione Rusisë

Serbia nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës e as s’do të vendos sanksione ndaj Federatës Ruse, ka thënë kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

Marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Serbisë janë në ngritje, i tha Daçiq televizionit publik të Vojvodinës, por se dallojnë rreth çështjes me Kosovën.

- Reklama -

“Njohje të Kosovës dhe as sanksione ndaj Rusisë nuk do të ketë”, tha ministri serb i Jashtëm.

Në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Daçiq tha se “thelbësisht ekzistojnë kushtet” ndonëse u shpreh se “i kanë shumicën e votave”.

Ai tha se nëse shtetet njohëse të Kosovës “e shohin si të domosdoshme anëtarësimin e saj në KiE” atëherë as Serbia “nuk ka se si ta parandalojë atë”, përcjell Insajderi.

“Nuk mund ta parandalojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE nëse kanë shumicën e votave. Çështja është se a duan”, tha ai, derisa tha se nëse futet në agjendë votimi për anëtarësim të Kosovës, Serbia nuk do të merr pjesë.

Pyetur rreth deklaratës së zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, se Serbia “një ditë do të zgjohet dhe të shohë se Kosova është e pavarur”, Daçiç tha se “mos të flasim se kush do të jetë më i befasuar”.

“Ata do ta kuptojnë se Kosova nuk është e pavarur”, tha Daçiq, derisa shtoi edhe se Beogradit vështirë se dikush do t’ia ndërrojë qëndrimin në këtë çështje.

“Jemi të gatshëm për kompromise dhe plane”, tha ai, derisa shtoi se Sebria “ka vija të kuqe” për këtë çështje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort