Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se nuk do të diskutohet për zbatimin e planit franko-gjerman derisa të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Daçiq: Pa Asociacionin nuk diskutohet për planin franko-gjerman

Daçiq në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e pavarur dhe se shpreson që plani franko-gjerman të mos bëhet pjesë e Kapitulli 35 negociatat me Bashkimin Evropian (BE).
Daçiq tha se qëllimi kryesor i autoriteteve në Beograd është se “nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara (OKB)”, shkruan Beta.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

