Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka shkelur hapur Marrëveshjen e Ohrit në seancën për Kosovën në Këshill të Sigurimit duke thënë se Serbia s’do të votojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.
Ai ka thënë se Serbia asnjëherë s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kosova për ne është sui generis sa është Jerusalemi për izralitët dhe Meka për myslimanët dhe Vatikani për katolikët. Dua të theksoj se Serbia kurr nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të një anshme. Dhe nuk do të votojmë që ajo të bëhet anëtare e OKB-së.
S’ka mundësi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, s’ka shumicë”, ka thënë Daçiq.
Ai tutje ka falendëruar shtetet anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Falendëroj shtetet anëtare që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq.