Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk ka gjasa që Kosova të marrë mbështetje për anëtarësim në atë organizatë.
Daçiq: Kosova nuk ka pothuajse asnjë gjasë të anëtarësohet në UNESCO

Pas një takimi me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s Audre Azoulay në Paris, ai tha se ka kërkuar nga organizata qësiç tha ” t’i kushtojë vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore në Kosovë”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
“Në nëntor po përgatitet edhe Asambleja e UNESCO-s, për ne është e rëndësishme që duke pasur parasysh qëndrimet tona për Kosovën, të mos ketë asnjë kërkesë nga Kosova për anëtarësim në UNESCO, por kjo nuk do të thotë se mund të mos ndodhë. Është mirë për ne që është një organizatë botërore, e jo evropiane ku shumica e vendeve e njohin Kosovën. Mendoj se nuk ka pothuajse asnjë shans që Kosova të marrë konfirmimin e anëtarësimit”, tha Daçiq.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

