Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiq, tha se asnjë rezultat kapital nuk mund të pritet nga bisedimet midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë sot, raporton N1.
“Problemi këtu nuk është se shqiptarët e Kosovës nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit, por që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i shtrëngojë ata më shumë për ta bërë këtë”, tha Daçiq për TV Prva.





