Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se ekstradimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiqit në Kosovë, është i pamundur.
Daçiq theksoi për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë ka konfirmuar se hetimet ndaj Radoiçiqit janë duke vazhduar dhe se procedurat do të zhvillohen ekskluzivisht në gjykatat vendase.





