LAJME

Daçiq e përsëritë: Nuk e njohim Kosovën

Daçiq e përsëritë: Nuk e njohim Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2021, 19:04

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka përdorur vizitën e tij zyrtare në Moskë për të përçuar edhe një mesazh në raport me Kosovën.

Ai gjatë një fjalimi në Duma ruse tha se Beogradi dëshiron kompromis me Kosovën, por “Serbia nuk do të lejojë që zgjidhjet të imponohen dhe të jenë të njëanshme”.

“Sot, Rusia është mbrojtësja më e madhe dhe më me ndikim e interesit tonë suprem kombëtar, të cilin ne e mbrojmë në skenën ndërkombëtare, dhe ai është ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë”, deklaroi ai.

Daçiq shtoi se Serbia dëshiron hyrjen në BE, por nuk do të pranojë njohjen e Kosovës

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika