Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka pyetur se pse përfaqësuesve në Kosovë i pengojnë siç theksoi ai vizitat e tij në Taxhikistan, Uzbekistan dhe Kirgistan, vende që nuk e kanë njohur Kosovën.
Sipas ministrit serb, nuk shfaqet asnjë lloj problem që Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ishte për vizitë atje muajin e kaluar.
Daçiq tha për TV Prva se asnjë nga ato vende, siç i quajti “miqësore me Serbinë”, nuk e njohin Kosovën, dhe se është shefi i parë i diplomacisë në historinë e Serbisë që shkon atje, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.





