- Reklama -

Cyrihu, qyteti më i preferuar në botë nga super të pasurit

Cyrihu nuk është qyteti i vetëm zviceran që hyn në 10 favoritët kryesorë të pasanikëve të mëdhenj. Aty është edhe Gjeneva, e cila zë “vetëm” vendin e tetë
Cyrihu kryeson listën botërore të qyteteve të preferuara nga super të pasurit. Qyteti buzë lumit Limatt kështu po e zëvendëson në këtë listë metropolin e Francës, Parisin.

Por Cyrihu nuk është qyteti i vetëm zviceran që hyn në 10 favoritët kryesorë të pasanikëve të mëdhenj. Aty është edhe Gjeneva, e cila zë “vetëm” vendin e tetë, shkruan blick.ch

- Reklama -

Kjo shihet në renditjen e bërë nga ndërmarrja britanike e pasurive të patundshme Barnes International.

Parisi ishte qyteti i preferuar i super të pasurve vitin e kaluar, por tani ai duhet të “kënaqet” me vendin e 7-të, transmeton albinfo.ch. Kjo listë e 50 metropoleve më të mira për mega-të pasurit përpilohet çdo vit nga Barnes International.

Kriteret e përpilimit të kësaj liste përfshijnë mundësitë financiare dhe arsimore, nivelin e taksave dhe angazhimin ekologjik të qytetit, shkruan Daily Mail. Por pandemia e koronës ka tronditur paksa listën. Sepse vitin e kaluar Cyrihu ishte vetëm i 30-ti, Nju Jorku i dyti.

Tani metropoli amerikan i miliona njerëzve, i cili është prekur nga kriza e Koronës, është në vendin e 11.

10 të parët

1. Cyrih (Zvicër)
2. Kopenhagë (Danimarkë)
3. Tokio (Japoni)
4. Miami (SHBA)
5. Stokholm (Suedi)
6. Londër (Britania e Madhe)
7. Paris (Francë)
8. Gjenevë (Zvicër)
9. Amsterdam (Holandë)
10. Sidnei (Australi)

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort