Dr Omer Xhemali, krahas zgjedhjes së tij në postin e drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut, mbetet edhe kryemjek i Klinikës për Kardiokirurgji në Spitalin e Qytetit të Cyrihut
Kardiokirurgjia në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ) dhe ajo Spitalin e Qytetit (Triemlispital) do të jenë nën menaxhimin e përbashkët të Omer Dzemalit (Xhemalit) nga 1 dhjetori 2022, transmeton albinfo.ch. Prandaj, 52-vjeçari përveç që do të punojë si Drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në USZ, do të vazhdojë të punojë edhe si kryemjek Klinikës për Kardiokirurgji në Spitalin e Qytetit të Cyrihut.
Unifikimi i kardiokirurgjisë së Cyrihut ka kuptim nga pikëpamja mjekësore dhe ajo biznesore, thuhet në një deklaratë të dy spitaleve, shkruan medinside.ch. Qëllimi i bashkëpunimit është përdorimi i sinergjive midis dy klinikave të kirurgjisë së zemrës në operacionet e përditshme. Kjo do të shprehet për shembull përmes shërbimeve të përbashkëta, rotacionit të stafit, raporteve të përbashkëta dhe trajnimeve.
Pikat e mëtejshme të bashkëpunimit do të përcaktohen bashkërisht në muajt në vijim. Ndërkaq, klinikat e kardiologjisë dhe kirurgjisë vaskulare të dy institucioneve nuk janë pjesë e bashkëpunimit.





