- Reklama -

Cristiano Ronaldo, Messi dhe Lewandowski finalistë të Topit të Artë të FIFA-së

Fituesi i lojtarit më të mirë mashkull për vitin 2020 do të shpallet të enjten, më 17 dhjetor, me anë virtuale nga një transmetues i Zurichut, me FIFA-në që ka lajmëruar se tre finalistët për çmimin si “futbollisti më i mirë” për sezonin që lamë pas, janë; Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski

Si e tillë, në këtë listë shihet se kanë dështuar të hynë; Neymar, Sergio Ramos, Mohamed Salah, Virgil van Dijk, Thiago Alcantara, Kevin De Bruyne, Sadio Mane dhe Kylian Mbappe.

- Reklama -

Ky do të jetë edicioni i pestë i këtij çmimi, i cili deri me tani ka pasur tre fitues të ndryshëm. Cristiano e ka fituar atë më 2016 dhe 2017 sa ishte futbollist i Real Madridit, kurse më 2018 atë e ka fituar Luka Modric, një tjetër lojtar i Los Blancos. Vitin e kaluar atë e fitojë sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Cristiano është i vetmi lojtar që është nominuar në të gjitha edicionet e këtij çmimi. Më 2019 podiumi me Messi ishte kompletuar nga Van Dijk dhe sulmuesi i tanishëm i Juventusit.

Finalistët për golin më të mirë (Çmimi Puskas) janë: Giorgian De Arrascaeta, Son Heung-min dhe Luis Suarez.

Portieri më i mirë: Alisson Becker (Liverpool), Manuel Neuer (Bayern) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid).

Trajneri më i mirë për skuadrat në kategorinë e meshkujve: Marcelo Bielsa (Leeds United), Hansi Flick (Bayern Munich) dhe Jurgen Klopp (Liverpool).

Portierja më e mirë: Sarah Bouhaddi (Lyon), Christiane Endler (PSG) dhe Alyssa Naeher (Chicago Red Stars).

Trajneri më i mirë i femrave: Emma Hayes (Chelsea), Jean-Luc Vasseur (Lyon), Sarina Wiegman (Netherlands).

Futbollistja më e mirë: Lucy Bronze (Manchester City), Pernille Harder (Chelsea) dhe Wendie Renard (Lyon).

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

S’ndalet Bashkimi, pritet të përforcohet edhe me një lojtar të huaj

Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort