Aleanca Covax e ka demantuar ish-ministrin Armend Zemaj, duke thënë se vendet janë njoftuar se gjatë muajit mars do të ketë numër të vogël të vaksinave që do të alokohen.
Para disa ditësh ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj njoftoi se ua ka dërguar një letër aleancës Covax dhe ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, duke i njoftuar se Covax kishte siguruar sasi të dozave të vaksinës për Kosovën të cilat do të niseshin për transport më 17 mars, shkruan Gazeta Shneta.
Por sipas Zemajt në këtë letër, Ministria e Shëndetësisë nuk kishte marr asnjë njoftim pas 17 marsit për arsyet e vonesës dhe nëse dihet ndonjë datë se kur do të sigurohen vaksinat për Kosovën.





