LAJME

Çollaku: Kosova s’mund të hyjë në BE pa njohjen reciproke me Serbinë

Çollaku: Kosova s’mund të hyjë në BE pa njohjen reciproke me Serbinë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Korrik 2022, 17:56

Ish-Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka vlerësuar lart lajmin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai ka theksuar që ky është një lajm i mirë për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Çollaku thotë se për këto dy vende nuk ka qenë aspak e lehtë gjithë kjo rrugë deri këtu, por shton se kanë edhe shumë punë për të bërë deri tek anëtarësimi i plotë.

Këto deklarata Bekim Çollaku i ka bërë në emisionin “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

Kur ka folur për anëtarësimin e Kosovës në BE, Çollaku ka thënë që pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë kjo nuk mund të ndodhë, pasi që Kosovën nuk e njohin edhe pesë vende të BE-së.

Çollaku ka folur edhe për dollinë me shampanjë, që e kishte bërë para gjashtë vjetësh, e që është komentuar aq shumë, por që kosovarëve akoma nuk i janë liberalizuar vizat.

Ish-ministri u shpreh që pret që dollia e vërtetë të ndodhë shumë shpejtë, duke thënë “se qytetarët tonë e meritojnë këtë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika