Kalo te përmbajtja
EKONOMI

“Çmimi për një kilogram deri në 4 euro”, fermeri nga Dragashi i kënaqur me pagesën për mjedra

“Çmimi për një kilogram deri në 4 euro”, fermeri nga Dragashi i kënaqur me pagesën për mjedra
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2022, 11:20

Fermeri Shpëtim Buqaj nga fshati Pllavë, Komuna e Dragashit, i cili kultivon mjedra, thotë se është i kënaqur me pagesën.

Në reportazhin “Punë t’mbarë” në RTV21, Buqaj ka treguar se çmimi për 1 kilogram mjedra shkon deri në 4 euro, ndonjëherë edhe më shumë.

“Deri në 4 euro shkon çmimi i mjedrave për një kilogram. Ndonjëherë edhe më shumë. Vjet ka qenë më dobët, ndërsa viti 2022 është vit i artë për mjedra”, ka thënë ai.

Në vitin 2018 sipas tij, ka qenë çmimi më i lirë i mjedrave – 80 centë për kilogram.

“Ka qenë më së dobëti atë vit, por nuk jam dorëzuar”, është shprehur tutje Buqaj.

Fermeri ka treguar se e kanë vështirë që të gjejnë punëtorë, pasi “të rinjtë po dalin jashtë vendit”.

Sa i përket pagesave të punëtorëve, ai ka treguar se i paguan 25-30 euro brenda ditës për të vjelur mjedra. /telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika