Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka bërë që çmimet e naftës dhe produkteve bazike ushqimore të ngrihen edhe në Shqipëri.
Gazetarja Klesiana Omeri ka njoftuar se si rrjedhojë e kësaj në Tiranë qytetarët kanë protestuar.
“Nga ora në orë vërehet ngritje e çmimit të naftës. Çmimi aktualisht arrin rreth 300 lekë për litër [2.36 cent]”.
“Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do të ketë heqje të taksës për naftën. Nuk ka plan për mbështetjen as të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve të vogla, ndonëse Rama ka paralajmëruar mbështetje”.