Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtar ditëve të fundit ka shënuar rënie. Në tregun amerikan, një fuçi naftë tregtohet rreth 60 dollar, çka tregon një ulje të lehtë në krahasim me periudhat e mëparshme.
Megjithatë, kjo ulje e çmimeve të naftës dhe produkteve derivate derisa po ndodh në vendet e perëndimit, në Kosovë situata duket se nuk po pasqyrohet në të njëjtën mënyrë.
Në fakt, kostoja për një litër naftë në Kosovë pothuajse nuk ka ndryshuar dhe është e njëjtë si para tre muajsh.
Në vend aktualisht një litër naftë sillet nga 1.16 euro deri 1.25 euro , ndërkohë benzina për litër viroin për një cent më shtrenjtë.
Por që këto çmime, sipas qytetarëve po duken tejet të lartë krahasuar me të ardhur, ankohen konsumatorët.
E për drejtuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, çmimet e derivateve në Kosovë janë më të lirat në rajon, ndonëse sipas Fadil Berjanit lëvizin shpesh.
“Këto çmime, mund të them lirisht se janë përafërsisht qe dy tre muaj kështu që në lëvizje në berëz ka po janë lëvizje shumë të vogla dhe janë një rritje e lehtë por në tregun kosovar çmimet janë shumë stablie dhe tregtar janë duke e treguar vetën dhe qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në rajon”, thotë ai
Megjithatë, çmimi për një litër naftë në pikat e derivateve pothuajse nuk është i njëjtë, ai ndryshon nga një pompë në tjetrën, që gjë sipas Berjanit është një hapë i mirë për rritjen e konkurrencës dhe ndikon në uljen e çmimit.
Ndërkohë, lidhur me këtë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk kanë kthyer përgjigje rreth monitorimit të tregut dhe çmimeve të naftës./rtk