LAJME

Çmimet e naftës dhe benzinës mbeten stabile, paralajmërohen masa për shkelësit

Çmimet e naftës dhe benzinës mbeten stabile, paralajmërohen masa për shkelësit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Prill 2026, 08:40

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.

Për ditën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:

• Nafta (dizel): 1.86 euro/litër;

• ⁠Benzina: 1.49 euro/litër.

MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marr nga ministrja Mimoza Kusari- Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit.

“Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi” – njofton MINTI.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika