Çmimet e derivateve të hënën kanë mbetur njësoj si të dielën.
Nafta vazhdon të jetë 1.72 euro për litër, benzina 1.41 euro për litër dhe gazi 0.88 euro për litër.
Të shtunën çmim i naftës ishte 1.74 euro për litër, i benzinës 1.42 euro për litër, ndërkaq i gazit i njëjtë sa sot.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Pasi u arrit armëpushimi javën e shkuar, çmimet në bursë ranë, por në Kosovë lëvizën shumë pak.
