Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë mbetur të pandryshuara edhe gjatë ditës së sotme, duke ruajtur të njëjtat nivele si një ditë më parë, pavarësisht lëvizjeve të lehta të raportuara më herët në treg.
Sipas vendimeve zyrtare të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nuk ka pasur ndryshime të reja në çmimet e karburanteve për konsumatorët.
Aktualisht, çmimi i naftës (dizelit) është 1.84 euro për litër. Ndërkohë, benzina shitet me 1.44 euro për litër, ndërsa gazi kushton 0.89 euro për litër.






