LAJME

Clintoni kujton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Osmani e falënderon

Clintoni kujton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Osmani e falënderon
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Qershor 2024, 09:08

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kyç në ndërhyrjen e NATO-së për të ndal gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë.

Clinton ka publikuar një video në platformën “X” në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-së, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë.

“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, ka shkruar Clinton, transmeton Zeri.info.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani.

““…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar ajo në Tëitter”, ka shkruar Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika