LAJME

Clark do që të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, Mehaj e konsideron nder të madh

Clark do që të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, Mehaj e konsideron nder të madh
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2021, 20:16

Sigurinë e Kosovës dhe të popullit të saj dëshiron ta ketë sërish shqetësim të tij ish-gjenerali amerikan që udhëhoqi kampanjën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, Wesley Clark.

Ai i është ofruar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, si këshilltar për të ndarë eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.

Këtë ofertë të Clark e konsideroi nder të veçantë ministri Mehaj, i cili i bëri ftesë për vizitë në Kosovë dhe që kërkesa e tij u pranua me kënaqësi.

“Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështesë me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika