Sipas Ligjit të ri, drejtuesit e trotinetit elektrik duhet të lëvizin në shiritin e biçikletave ose në shtegun e përbashkët për biçikleta dhe për këmbësorë.
Shpejtësia me të cilën lejohet të operojë një trotinet elektrik do të jetë 25 km/h e kushdo që nuk e respekton këtë kufizim do të ndëshkohet me 150 euro gjobë dhe do t’i konfiskohet trotineti për 3 muaj,
Sipas Ligjit të ri do të dënohet me 150 euro gjobë dhe 3 muaj do t’i konfiskohet trotineti elektrik kushdo që e nget në zonën për të cilën nuk është përcaktuar lëvizja e tij.
Kështu, me 150 euro dhe 3 muaj konfiskim të mjetit do të dënohet personi që vozit trotinetin në trotuar dhe në hapësira të tjera të parapara për këmbësorë/sheshe.
Fëmijëve nën moshën 16-vjeçare nuk do t’u lejohet që të vozisin trotinetin në rrugët publike. Nëse një gjë e tillë ndodh prindi ose kujdestari i fëmijës do të dënohet me gjobë në shumë prej 100 euro. Kurse qiradhënësi do të dënohet me 500 euro dënim me gjobë.
Sipas Ligjit të ri, në trotinet nuk do të lejohen dy apo më shumë persona, sepse në të kundërtën do të dënohen me gjobë prej 100 euro dhe do të konfiskohet mjeti për 3 muaj.
Ligji ka paraparë se nëse vozitësi i trotinetit elektrik manovron me një rrotë, vozit më dëgjuese, dhe vozit pa dy duart do të dënohet me gjobë në shumë 40 euro.
Ligji i ri i cili pritet të zbatohet që nga muaji prill ka shfuqizuar Ligjin për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka qenë në zbatim që nga gushti i vitit 2016.