Në vitin 2024, Prizreni ka përjetuar një gjallërim të jetës kulturore, artistike dhe rinore.
Gjatë këtij viti, festivaleve u janë shtuar numri dhe diversiteti, ndërsa DokuFest ka mbetur flamurtar i ngjarjeve kulturore të qytetit.
Ky festival ka vazhduar të ketë një ndikim të rëndësishëm kulturor dhe ekonomik për Prizrenin, njofton Klankosova.tv.
Një tjetër arritje e rëndësishme është përzgjedhja e 9 filmave që janë shfaqur në DokuFest gjatë viteve 2023-2024 dhe që do të konkurojnë për çmimet Oscar 2025, duke treguar se DokuFest ka arritur një nivel të lartë artistik.
Po ashtu, Prizreni ka nderuar 80-vjetorin e Shoqatës Kulturore Artistike “Agimi”, duke festuar tetë dekada të aktivitetit të këtij institucioni më të vjetër të kulturës në vend, tregon gazetari korrespondent, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Festivali tradicional folklorik “Hasi Jehone” ka pasur gjithashtu një rëndësi të veçantë, duke kontribuuar në mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të Prizrenit, zonës së Hasit dhe gjithë shqiptarëve./Klankosova.tv.