Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se prioriteti i Kosovës duhet të jetë forcimi i lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
“Kosovës i nevojiten urat që forcojnë integritetin dhe pozitën e saj ndërkombëtare. Urat që kemi, i kalojmë bashkë me aleatët tanë. Duhet më shumë përmbajtje dhe më pak simbolikë,” ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook.





