- Reklama -

Çitaku reagon pasi Kurti thumboi opozitën: Në ShBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili e thumboi opozitën në ceremoninë e djeshme të nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Çitaku, që ka qenë edhe ambasadore në Washington, i tha Kurtit se me deklaratën për opozitën vetëm nikoqirët e ceremonisë i ka vënë në siklet.

- Reklama -

“Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën. Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ish-ambasadorja kosovare i tha kryeministrit Kurti se në ShBA e përfaqëson Kosovën dhe jo Vetëvendosjen.

“Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë. Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së”.

Kryeministri Albin Kurti, para nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në, me ironi tha se i vjen keq që do ta humb ‘momentin e rrallë’ kur opozita i jep mbështetje.

“Jam i lumtur t’iu njoftoj që marrëveshja që po e nënshkruajmë sot do t’i prezantohet neësr Kuvendit për ratifikim. Megjithëse, më duhet ta pranoj që jam pak i mërzitur që kjo do të ndodhë kaq shpejt sa unë dhe ministrja Rizvanolli do të mungojmë në një nga momentet e rralla kur opozita na mbështet. Do t’iu mungojmë, pa dyshim, jam i sigurt se edhe ata do të jenë të mërzitur”, deklaroi ai. /klankosova.tv/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort